Djali i Debys, Mahamat Kaka, emërohet president i përkohshëm i Çadit pas vrasjes së babait

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 15:35
 Djali i Debys, Mahamat Kaka, emërohet president i përkohshëm i Çadit pas vrasjes së babait

Presidenti i Çadit, Idriss Deby, i cili qëndroi në pushtet për më shumë se tri dekada, u vra në vijën e frontit nga rebelët. Djali i tij, Mahamat Kaka, u emërua presidenti i përkohshëm nga këshilli kalimtar, i përbërë nga oficerët ushtarakë.

Deby erdhi në pushtet pas rebelimit të vitit 1990 dhe ishte një nga liderët afrikanë me kohën më të gjatë në pushtet. Ai iu mbijetoi shumë rebelimeve përpjekjeve për puç, shkruan Reuters.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur vetëm një ditë pasi u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale që do t’ia siguronin mandatin e gjashtë në krye të shtetit afrikan. Pjesa më e madhe e opozitës, e cila për një kohë të gjatë është ankuar për pushtet shtypës nga Deby, i bojkotoi këto zgjedhje.

Në vitin 2018, Deby kërkoi kushtetutë të re që do t’ia lejonte qëndrimin në pushtet deri më 2033. Ai e mori titullin mareshal vitin e kaluar. Para zgjedhjeve të javës së kaluar, ai deklaroi: “E di paraprakisht se do të fitoj, siç kam fituar në 30 vitet e kaluara.”

Sidoqoftë, pakënaqësia ndaj tij u shtua kohëve të fundit për shkak të menaxhimit të pasurive natyrore të vendit dhe shtypjes së kundërshtarëve politikë.

(Kosova Sot Online)