Ushtria amerikane trajnon FSK-në për përdorimin e mjeteve të blinduara ushtarake

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 10:46
 Ushtria amerikane trajnon FSK-në për përdorimin e mjeteve të blinduara ushtarake

Ushtria amerikane dje ka trajnuar FSK-në në përdorimin e automjeteve të blinduara ushtarake.

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ka njoftuar se ky trajnim përkrah FSK-në në trancizionin e saj 10 vjeçar të transformimit drejt ushtrisë.

“Dje ushtria amerikane bëri të mundshme  trajnimin për vozitje dhe familjarizimin e mekanikës në Automjetin e Blinduar Ushtarak M1117. Ky trajnim mbështet tranzicionin e kujdesshëm 10-vjeçar të  FSK-së. Drejtuesit e FSK-së tani do të ndërtojnë një plan trajnimi që ofron mundësi të rritura të transportit për njësitë e sigurisë”, njofton ambasada.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/6131838310175606

(Kosova Sot Online)