Pse shkencëtarët zviceranë po u kërkojnë njerëzve të ‘varrosin’ të brendshmet?

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 11:43
 Pse shkencëtarët zviceranë po u kërkojnë njerëzve të ‘varrosin’ të brendshmet?

Në të gjithë Zvicrën, fermerët dhe pronarët e kopshteve do të ‘varrosin’ 2,000 palë të brendshme të bardha si pjesë e një studimi shkencor mbi cilësinë e tokës.

Instituti Shtetëror i Kërkimeve Agroscope do tu dërgojë dy palë brekë pambuku vullnetarëve që marrin pjesë në kërkim dhe detyra e tyre është t’i ‘varrosin’ në tokë në kopshtin e tyre ose në fermë.

Pas një kohe të caktuar, ato do të gërmohen dhe do të shqyrtohen në çfarë gjendje janë, gjë që do të jetë një tregues i shkallës në të cilën organizmat e vegjël kanë dekompozuar tekstilet.

“Do të jetë një tregues i cilësisë së tokës”, tha menaxheri i projektit Marcel van der Heijden.

Ekologu gjithashtu i zbuloi dpa-së se ata kishin kryer tashmë eksperimente të ngjashme në Kanada, por jo aq gjerë. Dihet prej kohësh që qeset e çajit janë ‘varrosur’ në tokë si pjesë e studimit të cilësisë së tokës.

Vullnetarët që iu përgjigjën thirrjes së Agroscope për krahasim do të ‘varrosin’ gjithashtu qese çaji në tokë.

Zbërthimi i fibrave natyrore më pas do të analizohet me një metodë digjitale. Sa më shumë vrima të gjenden në të brendshme, ​​aq më e shëndetshme është toka.

(Kosova Sot Online)