Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani i PS, 2 të plagosur, efektivja e policisë merr plumb në këmbë

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 14:58
 Elbasan/ Vritet Pjerin Xhuvani i PS, 2 të plagosur, efektivja e policisë merr plumb në këmbë

Një vrasje ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan. Nga të dhënat e para, mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri një emër i njohur në qytetin e Elbasanit ku kanë mbetur gjithashtu edhe dy të plagosur.

I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani, ndërsa një prej të plagosurve është një efektive e policisë, pjesë e forcave Shqiponja. Policja Xh.S ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Nga të dhënat paraprake mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë është kapur nga militantët e partisë kundërshtare duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia, ndërsa shkëmbimi i zjarrit ka nisur fill pasi forcat “Shqiponja” mbërritën në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)