Vdes në Turqi 9 vjeçari nga Peja që kishte shkuar për shërim

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 08:51
Vdes në Turqi 9 vjeçari nga Peja që kishte shkuar për shërim

Ka vdekur 9-vjeçari nga Rugova e Pejës, Gent Nikqi që ishte dërguar kohë më parë për shërim në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Adnan Hyseni nga Peja që ka ndihmuar në sigurimin e parave për Nikqin.

Ai përmes Facebook-ut ka shkruar se Genti nuk ka mundur që t’i mbijetojë sëmundjes.

“Ngushllime familjes se 9 vjeçarit Gent Nikqi nga Rugova e Pejes, falënderues secilit qe i qendroj afer Gentit deri sot”, ka shkruar ai.

Familja e Gentit kishte njoftuar me datë 6 prill se për të njejtin janë siguruar paratë e mjaftueshme për shërim.

Gent Nikqi ishte i diagnostifikuar me Hepatitis fulminanta, Encaphalopathia hepatica, dhe kishte nevojë për transplant të mëlçisë.

https://www.facebook.com/adnan.futsal/posts/4142515695800144

(Kosova Sot Online)