Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, jashtëzakonisht e rrezikshme

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 09:41
Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor, jashtëzakonisht e rrezikshme

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka folur për hartën me kufijtë e ndryshuar të Ballkanit, teksa ka deklaruar se çdo ide e vendosjes së kufijve të rinj është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Fajon tha se kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme veçanërisht për Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila pagoi çmimin më të lartë për shpërbërjen e Jugosllavisë.

“Lufta ka lënë humnera të thella që mund të kapërcehen vetëm përmes bashkëpunimit, dialogut tolerant dhe rolit aktiv të bashkësisë ndërkombëtare cila është midis ndërmjetësuesve të PE në dialogun midis përfaqësuesve të qeverisë serbe dhe opozitës”, deklaroi ajo për të përjavshmen serbe ‘NIN’.

Fajon përkujtoi se struktura aktuale e Bosnjës u bë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila edhe i dha fund luftës.

Ajo shtoi tutje se është e nevojshme të mendohet për një kornizë më të mirë për veprim dhe bashkëpunim, por është gjithashtu e nevojshme t’i qaset asaj ne një mënyrë që nuk frymëzon aspiratat për shpërbërje.

“Ne ende nuk e dimë nga dhe si erdhi dokumenti zyrtar, por unë nuk do të çuditesha nëse disa nga idetë nacionaliste vijnë nga rrethi i kryeministrit slloven, deklaroi Fajon, në një tekst për mënyrën se si “disa udhëheqës evropianë vendosin të promovojnë ide “për ndarjen e shteteve”, shtoi Fajon.

Tanja Fajon tha se shpreson që “tashmë kemi mësuar se kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, gjithmonë duhet të marrim parasysh marrëdhëniet ndërkombëtare në rajon, historinë dhe kulturën”.

(Kosova Sot Online)