Del para gjyqit kanibali që hëngri nënën e tij

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 11:22
Del para gjyqit kanibali që hëngri nënën e tij

Ka nisur në Spanjë procesi gjyqësor më i tmerrshëm i kohëve të fundit, ku një person akuzohet se vrau nënën e tij dhe më pas hëngri pjesë të trupit të saj.

Sipas BBC, Alberto Sánchez Gómez u arrestua në vitin 2019 pasi policia shkoi në shtëpinë e nënës së tij 66 vjeçare, pas denoncimit të një miku të saj.

I akuzuari tha përpara gjykatës së nuk e mbante mend të kishte vrarë dhe ngrënë nënën e tij.

Ai raportohet se vuante nga probleme të çrregullimit të personalitetit si dhe abuzonte me lëndët narkotike.

Mediat spanjolle shkruajnë se Alberto njihej nga policia pasi dhe më herët kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, madje ajo kishte dhe një urdhër mbrojtje.

Gjatë kontrollit në banesë, policia në atë kohë gjeti mbetje të gatuara të trupit të viktimës si dhe pjesë të tjera që ruheshin në frigorifer.

(Kosova Sot Online)