Reagon Ish-ministri Zemaj për zvogëlimin e shtesave për punëtorët shëndetësorë

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 14:15
Reagon Ish-ministri Zemaj për zvogëlimin e shtesave për punëtorët shëndetësorë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për shtesat të punëtorëve shëndetësorë.

Ai ka thënë se pas një viti plot me rreziqe e sakrifice, shteti në vend se të shpërblejë heronjtë, po ua shkurton shtesat.

Sipas tij, zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë.

“Pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara. Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie”, ka shtuar ai.

Qeveria dje ka marrë vendim për të ndarë shtesa në paga për punëtorët shëndetësorë, rrjedhimisht për këtë kategori do të ndahen nga 150 euro shtesa.

Kujtojmë që më 10 gusht të vitit të kaluar, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte bërë të ditur se deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë do të ju paguhen shtesa deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19.

(Kosova Sot Online)