Heiko Maas mbërrin në Presidencë për takimin me Vjosa Osmanin

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 15:10
Heiko Maas mbërrin në Presidencë për takimin me Vjosa Osmanin

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka arritur në presidencë ku është pritur nga shefja e shtetit Vjosa Osmani.

Maas dhe Osmani pritet t’u drejtohen mediave pas takimit.

Kryediplomati gjerman pritet ta takojë edhe shefin e qeverisë, Albin Kurti dhe do të zhvillojë më pas edhe takimin me homolegen e tij Donika Gërvalla.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka publikuar edhe agjendën që do ta ketë Maas në vizitën e tij në Kosovë.

Maas do të bisedojë me krerët e institucioneve të Kosovës lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)