Maas arrin në Beograd, pritet nga homologu serb

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 07:54
Maas arrin në Beograd, pritet nga homologu serb

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Serbi, pas vizitës zyrtare që kishte në Kosovë.

Maas në aeroportin e Beogradit është pritur nga homologu i tij serb, Nikola Selakoviq, shkruan Tanjug.

Ai në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministrene e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tema të diskutimit ishin vaksinat anti COVID, dialogu Prishtinë-Beograd dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

(Kosova Sot Online)