Rusia i lëshon pas një aeroplan luftarak aeroplanit spiun të ShBA-së që iu afrua kufirit

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 08:32
Rusia i lëshon pas një aeroplan luftarak aeroplanit spiun të ShBA-së që iu afrua kufirit

Ushtria ruse dërgoi në qiell një aeroplan luftarak të tipit MiG-31 për t’iu vënë pas një aeroplani spiun amerikan mbi ujërat e Oqeanit Paqësor përderisa ky i fundit po i afrohej kufirit rus, citohet të ketë thënë Flota Ruse e Paqësorit.

“Ekuipazhi i aeroplanit luftarak rus e identifikoi cakun si aeroplan i tipit RC-135 i Forcave Ajrore të ShBA-së dhe e përcolli atë mbi ujërat e Oqeanit Paqësor”, raportoi agjencia Interfax, duke e cituar deklaratën e forcave ajrore ruse.

Image

Një aeroplan amerikan i tipit RC-135

Aeroplani i ushtrisë ruse u kthye në bazën e vet ajrore, pasi aeroplani amerikan e ndryshoi drejtimin e fluturimit duke u larguar nga kufiri rus.

Forcat ajrore ruse dhe forcat e vendeve të NATO-s shpesh ia afrojnë aeroplanët njëra-tjetrës në ajër. NATO-ja ka thënë se aktiviteti i aeroplanëve rusë në disa pjesë të Evropës është shtuar dhe shtetet disa herë janë detyruar të dërgojnë aeroplanë në qiell për t’i zmbrapsur aeroplanët rusë.

(Kosova Sot Online)