ShBA-ja i bashkohet ekipit për ta gjetur nëndetësen, oksigjeni mbaron së shpejti

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 09:40
ShBA-ja i bashkohet ekipit për ta gjetur nëndetësen, oksigjeni mbaron së shpejti

Ushtria amerikane do të dërgojë asistencë nga ajri për të ofruar ndihmë në kërkimin e nëndetëses indoneziane që është zhdukur me 53 anëtarë ekuipazhi brenda saj. Koha është kundër këtyre përpjekjeve, sepse njerëzit që ndodhen në nëndetëse besohet që kanë rezerva oksigjeni vetëm deri të shtunën.

Nëndetësja e tipit “KRI Nanggala 402” u zhduk të shtunën gjatë ushtrimeve afër bregdetit të Balit, duke nxitur operacion të gjerë kërkimi për ta zbuluar vendndodhjen e nëndetëses së humbur.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të pikëlluara nga kjo ngjarje. “Mendimet tona janë me zhytësit indonezianë dhe familjet e tyre. Me ftesën e qeverisë indoneziane, ne do të dërgojmë asete ajrore për të asistuar në kërkim për nëndetësen e zhdukur”, tha ai.

Ushtria indoneziane tha të enjten në mbrëmje se ka vërejtur shenja të një objekti në thellësi prej 50 deri 100 metrash dhe ka dërguar anije me pajisje të posaçme me shpresë se do të gjendet nëndetësja.

Së paku gjashtë luftanije, një helikopter dhe 400 anëtarë personeli janë angazhuar në operacionin e kërkimit. Singapori dhe Malajzia gjithashtu kanë dërguar anije në zonën ku besohet se mund të ndodhet nëndetësja, ndërsa ndihmë kanë ofruar edhe Australia, Franca dhe Gjermania.

(Kosova Sot Online)