Imami i xhamisë në Tiranë ka 6 kërkesa pas sulmit me thikë që ndodhi ditë më parë

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 10:43
Imami i xhamisë në Tiranë ka 6 kërkesa pas sulmit me thikë që ndodhi ditë më parë

Katër ditë më parë  në një xhami në Tiranë, një shtetas shqiptar është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja pati reaguar menjëherë duke shpërndarë një video nga vendi i ngjarjes dhe duke treguar për momentin se si ndodhi ngjarja.

Kalaja po ashtu ka bërë edhe një sqarim tjetër për opionin publik, ku kërkon nga hetuesia që të hetojnë më thellë shkaqet se ndoshta pas këtij sulmi mund të fshihet diçka tjetër.

“Sqarim për opinionin publik. E para: Kjo është videoja e plotë e “terroristit mendor” i cili dëmtoi shumë njerëz ndër ta edhe pesë besimtarë. Prandaj, ky njeri duhet nuk duhet të dalë jashtë pa u kuruar plotësisht.

E dyta:I bëj thirrje organeve kopetente të hetojnë thellë shkaqet se mos ka diçka tjetër që fshihet përveç faktit të çrregullimit mendor ndër ideologjitë ekstremiste që ky djalosh ka frekuentuar.

E treta: Të dalin para drejtësisë të gjithë ata që shpifën rreth kësaj ngjarje pa argument që ju foli gjuha para mendjes.

E katërta:Thirrje besimtarëve për qetësi, për hallallëk ndaj rastit në fjalë.

E pesta: Aspak distancim ndaj sakrificës së besimtarëve për ta izoluar madje duhen dekoruar, pasi mbyllën një plagë që sdo të shteronte kurrë.

Gjashtë: Distancim total ndaj mospërbajtjes gjatë izolimit”, ka shkruar Kalaja në Facebook.

Kujtojmë se falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

blob:https://www.facebook.com/3dc1744f-9c6c-4e33-9b08-92d5ebc04036

(Kosova Sot Online)