Vuçiq pas takimit me Maas: Jemi të gatshëm për dialog, kërkojmë kompromis

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 10:56
Vuçiq pas takimit me Maas: Jemi të gatshëm për dialog, kërkojmë kompromis

Presidenti serb Aleksander Vuçiq është takuar me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd.

Vuçiq ka thënë pas takimit se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën në mënyrë që të arrihet një kompromis mes palëve, shkruan Tanjug.

Kryediplomati gjerman ka thënë sot në Beograd se është i vetëdijshëm që procesi i normalizimit me Kosovën nuk është i lehtë por beson që i kontribon zhvillimit ekonomik, dhe se Gjermani përkrah procesin e dialogut dhe emisarin Lajcak që ndërmjetëson këtë proces.

Maas ka qëndruar dje në Prishtinë dhe në konferencën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se është e qartë që njohja e Kosovës nga Serbia është njëri nga elementet marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

(Kosova Sot Online)