ZPS-ja për rastin e Pjetër Shalës: Përveç 4 dëshmitarëve, do t’i prezantojmë edhe 8 të tjerë

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 12:11
ZPS-ja për rastin e Pjetër Shalës: Përveç 4 dëshmitarëve, do t’i prezantojmë edhe 8 të tjerë

Zyra e Prokurorit të Specializuara ka njoftuar se në rastin e Pjetër Shalës, përveç 4 dëshmitarëve, do të prezantojnë edhe 8 dëshmitarë.

Kështu bëri të ditur Zyra e Prokurorit në seancën që po mbahet ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale.

“Ne parashikojmë që na ka mbeutr shumë pak hapa hetimore në këtë proces. Në fakt kemi paraqitur 4 dëshmitarë, dhe parashikojmë që të prezantojmë edhe 8 dëshmitarë të tjerë shtesë”, tha përfaqësuesja e Zyrës së Prokurorit.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj Shalës është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)