Rusia i hakmerret edhe Polonisë, i dëbon më shumë diplomatë sesa iu dëbuan

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 15:13
Rusia i hakmerret edhe Polonisë, i dëbon më shumë diplomatë sesa iu dëbuan

Polonia është shteti i fundit që pësoi nga masat hakmarrëse të Rusisë kundër vendeve që i kanë dëbuar diplomatë.

Rusia i dëboi pesë anëtarë të stafit të ambasadës polake në Moskë si kundërpërgjigje për shpalljen “persona non grata” të tre diplomatëve rusë në Varshavë, shkruan Free Europe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha të premten se e ka thirrur për raportim ambasadorin polak në Moskë, Krzysztof Krajewski, për ta informuar rreth vendimit për dëbimin e diplomatëve.

Kjo ministri tha se vendimi për dëbimin e polakëve, të cilët kanë afat rreth tri javë për t’u larguar nga Rusia, u mor për shkak se Varshava vazhdimisht po zbaton një rrjedhë të degradimit dhe shkatërrimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve.

Ministria e Jashtme e Polonisë dëboi tre anëtarë të stafit të ambasadës ruse në Varshavë javën e kaluar, më 15 prill, për shkeljen e statusit të tyre diplomatik dhe, siç u tha, “kryerjen e aktiviteteve të dëmshme ndaj Polonisë.

Rusia në javët e fundit është hakmarrë edhe ndaj disa shteteve tjera me dëbim diplomatësh, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bullgarinë dhe Republikën Çeke.

(Kosova Sot Online)