Ja se si do të jetë moti për fundjavë

  • E.K /
  • 23 prill 2021 - 21:38
Ja se si do të jetë moti për fundjavë

Në fundjavë mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell.  Temperaturat në rritje.  Ditën e martë mundësi për reshje të dobëta shiu.  Të mërkurën temperaturat deri në 20C.

Pas reshjeve të ditës së enjte dhe paradites së premte, në fundjavë dhe ditën e hënë sipas Prishtina Weather parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, pa të reshura, e ditën e diel dhe të hënë më i ngrohtë, me më shumë kthjellime dhe diell.

Ditën e martë do të ketë kalime të vranësirave që sjellin mundësi për të reshura shiu orëve të paradites.  Nga e mërkura parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me më shumë diell.

Cilësia e ajrit parashihet të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare gjatë fundjavës, vetëm në kushte të qetësisë vende-vende mund të kalojë në vlera të dobëta.

https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/3911994695514921

(Kosova Sot Online)