Rrahje masive te Rruga B, policia arreston gjashtë persona

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 22:40
 Rrahje masive te Rruga B, policia arreston gjashtë persona

Një rrahje masive ka ndodh sonte në kryeqytet, saktësisht te Rruga B.

Pas intervenimit të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjashtë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, e të arrestuarit ishin të përfshirë në përleshje, ndërsa dy nga këta që u shoqëruan në stacion patën lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po vazhdon me zbardhjen e motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes  dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.

Nga informacionet e para dyshohet që dy nga  personat e shoqëruar në stacion,  kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë) dhe të njëjtit  po dërgohen për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka knofirmuar Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)