Rrëfimi i marinarit që u detyrua të lundrojë i vetmuar për katër vjet, më në fund i lejohet të zbarkojë

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 00:02
 Rrëfimi i marinarit që u detyrua të lundrojë i vetmuar për katër vjet, më në fund i lejohet të zbarkojë

Një marinar sirian u detyrua të jetonte në një anije të braktisur për katër vjet. Më në fund, iu lejua të zbarkojë.

Mohammed Aisha ishte bllokuar në anijen ‘MV Aman’ që nga 5 maj 2017. Kjo për shkak se marinarit i kishte skaduar certifikata e sigurisë.

Ekuipazhi i anijes kishte probleme financiare dhe u detyrua ta lë anijen, por jo Muhamedi për shkak të problemeve ligjore, raporton BBC.

Gjatë këtyre katë viteve, marinari tha se kishte menduar seriozisht t’i jepte fund jetës. Kjo për shkak të problemeve me të cilat po ballafaqohej. Gjatë kësaj periudhe nëna e tij kishte vdekur.

Marinari mund t’i shikonte anijet që kalonin në Kanalin e Suezit, madje edhe vëllain e tij, por me njëri-tjetrin mund të flisnin vetëm në telefon sepse nuk mund të takoheshin.

Tutje, marinari rrëfen se gjatë natës nuk kishte fare dritë dhe me askënd afër tij, dukej sikur anija ishte fantazmë. “Kur nuk mund të shohësh asgjë dhe nuk mund të dëgjosh asgjë, duket sikur je në një arkivol”.

Megjithatë, pak fat i trokiti marinarit sepse në mars të viti të kaluar, pas një stuhie, anija e tij përfundoi 5 kilometra më afër bregut.

Për fat të keq, situata e Mohammedit nuk është e pazakontë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ka më shumë se 250 raste aktive, të ngjashme me marinarë të lënë vetëm, me 85 të raportuar vetëm në vitin 2020.

Pasi zgjodhi problemet civile me ligjn marinari u kthye për në shtëpi. Ndër fjalët e para ai tha: ‘Si ndihem? Sikurse më në fund dola nga burgu. Më në fund do të ribashkohem me familjen time. Unë do të shoh përsëri.

(Kosova Sot Online)