Shteti me rrugët e mbushura dikur, tani duket krejt ndryshe për shkak të pandemisë

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 10:29
Shteti me rrugët e mbushura dikur, tani duket krejt ndryshe për shkak të pandemisë

Fotografi të pabesueshme janë publikuar nga shteti që jemi mësuar ta shohim gjithmonë me rrugë të mbushura me njerëz e vetura dhe me numër të madh të turistëve. Për shkak të pandemisë, Tajlanda nuk është si më parë.

Në fotografitë që u bënë të mërkurën shihet plazhi i famshëm “Patong”, që në kohëra normale ka turistë lokalë e të huaj. Tash ky vend ka mbetur pothuajse bosh. Rrugët janë pa vetura dhe kafenetë janë mbyllur për shkak të masave kufizuese.

Image

Foto: Getty Images

Përgjatë rrugës Bangala, në distriktin e njohur për zbavitje të natës, pëllumbat dhe macet tashmë janë në numër më të madh se njerëzit, shkruan Daily Mail.

Image

Foto: Getty Images

Tajlanda ishte shembull për luftën e suksesshme kundër pandemisë në fazën e parë të saj, por shteti i Azisë Juglindore tani po përballet me valën e tretë të infeksioneve që ka arritur në të gjitha 77 provincat dhe ka sjellë shifra rekorde të rasteve.

Taskforca kombëtare kundër koronavirusit ka zbatuar disa masa për ta luftuar përhapjen e virusit, duke u thënë qytetarëve që t’i shmangin udhëtimet dhe tubimet. Aktivitetet me më shumë se 50 persona në një vend janë të ndaluara.

Tetëmbëdhjetë provinca, përfshirë kryeqytetin Bankok, janë në zonën e kuqe dhe restorantet në këto vende duhet të mbyllen herët. Pjesa tjetër e vendit është në zonën e portokalltë të rrezikut.

(Kosova Sot Online)