Rama dhe Vuçiqi të lidhur me Thaçin në Hagë, selame Kurtit për Mini-Shengenin!

Rama dhe Vuçiqi të lidhur me Thaçin në Hagë, selame Kurtit për Mini-Shengenin!
Rama dhe Vuçiqi të lidhur me Thaçin në Hagë, selame Kurtit për Mini-Shengenin!

Ragip Guraziu

  • 24 April 2021 - 08:28

Shkruan: ANALISTI- Ragip Guraziu

Hipokrizia dhe mjeshtëria mashtruese e Edi Ramës shkon deri atje duke theksuar se me Mini-Shengenin që e kanë dizajnuar liderët e Ballkanit pa pëlqimin e Kosovës, krijohet mundësia e për të hequr kufijtë edhe midis dy shteteve, Kosovës e Shqipërisë. Kjo është kulmi i turpit dhe tradhtisë kombëtare.

Derisa një proverb popullore thotë: Dy atllarë në një hu nuk ngulën, ka dal që kjo nuk është e vërtetë kur kemi parasysh se Edi Rama, Vuçiqi dhe Thaçi, po dëshmojnë, së me një hu janë ngulur që të tre për të punuar kundër Kosovës. Këtë e vërteton fakti se si po vazhdon akoma Edi Rama, si po e quajnë të gjithë tani, miku i madh i Vuçiqit, që pikërisht në kohën kur faktori ndërkombëtar po bën presion ndaj Prishtinës për vazhdimin e dialogut me Serbin, ai në fushatë zgjedhore po e luan rolin e avokatit të Serbisë për çuarjen përpara të projektit të filluar së bashku me Hashim Thaçin për të Mini-Shengenin ballkanik, thua se nuk ka çfarë të shpalos tjetër në fushatën që po e zhvillon atje por të merret me interesin e shtetit serb në dëm të Kosovës dhe të shqiptarëve.

Kjo sjellje e tij nuk ka se si të kualifikohet ndryshe por vetëm si një shantazh tepër i ulët dhe angazhim në favorin e Serbisë nga Edi Rama i cili kaherë ishte kundër ndryshimit në qeverisjen e Kosovës, kundër ardhjes së Kurtit në pozitën e Kryeministrit dhe Vjosa Osmanit në pozitë të Presidentes, kundërshtar të fuqishëm të lidhjeve Rama Thaçi me Vuçiqin. Shikojeni e dëgjojeni, madje aq larg shkon, sa që Edi Rama po e konsideron këtë projekt, punë të kryer, dhe krenohet se ka qenë i pari ideator i projektit, duke thënë se Mini-Shengeni është ide që e ka shtyrë i pari dhe ka dëshmitarë për këtë, që kur janë mbledhur në Berlin herën e parë.

Sa krenar është me vetën e tij se qenka i pari për këtë i de pa qenë në dijeni nga është drejtuar, i pa turpshmi dhe i zhveshur tërësisht nga maska shqiptare Edi Rama ! E unë kam një pyetje për Edin, se për kë punon dhe pse ka kaq entuziazëm që me një energji aq të fortë po i banë turrë Mini-Shengenit ballkanik i cili do të dominohet edhe politikisht edhe ekonomikisht nga shteti serb?

Me siguri që një angazhim të tillë Rama e ka dizajnuar mirë për fushatë zgjedhore që nga atje ta përdorë si provokim kundër Qeverisë së re Kurti, dhe Presidentes Osmani, skenar ky i porositur nga vetë Hashim Thaçi në Hagë dhe Aleksandër Vuçiqi në kabinetin e tij në Beograd, duke i ditur e njohur qëndrimet e Kurtit dhe Osmanit kundër një forme të tillë të kthimit nën ombrellën e sundimit dhe dominimit serb, pasi që kjo lidhje pan sllaviste do të ishte zhbërje e shtet të pa varur të Kosovës dhe kthim mbrapa në një mini Jugosllavi të dominuar politikisht dhe ekonomikisht nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".