Ky vend është drejt fitores së luftës me Covid-19, nuk regjistron asnjë vdekje për herë të parë në 10 muaj

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 11:38
Ky vend është drejt fitores së luftës me Covid-19, nuk regjistron asnjë vdekje për herë të parë në 10 muaj

Izraeli nuk ka regjistruar asnjë vdekje të re ditore nga Covid-19 për herë të parë në 10 muaj, ndërsa vendi ec përpara me vaksinimin e shpejtë.

Sipas medieve të huaja, numri i të vdekurve nga coronavirusi në vend mbeti i pandryshuar në 6,346 të enjten, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë.

Hera e fundit që Izraeli raportoi vdekje zero nga Covid-19 ishte në fund të qershorit të vitit të kaluar, pasi masat e bllokimit frenuan një valë të parë të infeksioneve.

Përhapja e virusit në Izrael është zvogëluar, pasi arriti kulmin e saj në janar të këtij viti.

Qeveria izraelite filloi të zbusë kufizimet e bllokimit një muaj më vonë, pasi vaksinat kundër Covid-19 u përhapën më gjerësisht.

Dhe Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Të enjten, vendi arriti momentin historik prej pesë milionë vaksinimesh kundër Covid-19.

Ministria e shëndetësisë tha se më shumë se 53% e popullsisë së vendit me rreth nëntë milionë njerëz kishin marrë dy doza vaksine.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor dhe qytetarët izraelitë. Së bashku ne po zhdukim coronavirusin”, shkroi të premten ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein.

Javën e kaluar Eyal Leshem, një drejtor në spitalin më të madh të Izraelit, Qendra Mjekësore Sheba, tha se vendi mund të jetë afër arritjes së “imunitetit të tufës”.

(Kosova Sot Online)