Kjo është gjendja aktuale me pandeminë në Zvicër, Gjermani dhe Austri

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 15:01
 Kjo është gjendja aktuale me pandeminë në Zvicër, Gjermani dhe Austri

Të dhënat e fundit rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Zvicra deri më tani ka kryer 30 milionë testime për Covid-19, ndërkohë që Gjermania ka kryer 54 milionë teste dhe Austria mbi 30 milionë.

Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 646,509 infeksione me koronavirus, në Gjermani, 3,261,764 dhe në Austri 606,954 infeksione në total, shkruan albinfo.ch.

Autoritetet shëndetësore zvicerane dhe gjermane kanë bërë të ditur se Zvicra, Gjermania dhe Austria kanë një ulje mesatare të viktimave, ndërkohë që infeksionet kanë një trend rritjeje.

Zvicra vazhdon të ketë shumë raste, gjithsej 164,750 raste aktive, numër ky ende i lartë, referuar statisitkave të fundit, ndërkohë që Gjermania ka 297,528 raste aktive dhe Austria dukshëm më pak me 26,200 raste aktive.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur.

Në Zvicër deri më tani janë shëruar 577,630, në Gjermani 2,882,300 të shëruar dhe Austri 570,684 shërime gjithsej.

(Kosova Sot Online)