Voton Presidenti Ilir Meta: Sot është dita e sovranit, votoni për kë ju do zemra

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 08:08
 Voton Presidenti Ilir Meta: Sot është dita e sovranit, votoni për kë ju do zemra

Kreu i shtetit Ilir Meta ishte i pari nga liderët e shtetit që hodhi votën në kutinë e votimit.

Presidenti i Republikës së bashku me Monika Kryemadhin votuan në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. “Sot është dita e sovranit!

Sot është festa e demokracisë!

Votoni! Votoni! Votoni!

Për kushtetutën!

Për republikën!

Për Shqipërinë në Europë!” ishin fjalët e Metës kur votoi me dy gishtat lart.

Më pas ai kishte një komunikim për mediat. “Erdhi kjo ditë e bekuar e mrekullueshme që sovrani të shpresë vullnetin e tij. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votës, prandaj cdo qytetar të shprehë vullnetin i lirë për alternativën beson që republika jonë të ripërtërijë themelet e saj përmes votës së lirë.

I ftoj të gjithë të votojnë të lirë për alternativën që besojnë dhe të zgjedhin kandidatët më të ndershëm. Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria.Votoni për kë ju do zemra” tha Meta.

(Kosova Sot Online)