Aksioni antidrogë në Dubravë, deklarohet Shërbimi Korrektues i Kosovës

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 11:21
 Aksioni antidrogë në Dubravë, deklarohet Shërbimi Korrektues i Kosovës

Në Qendrën Korrektuese Dubravë, SHKK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitin Antidrogë në Pejë, kanë zhvilluar dy bastisje në dy lokacione brenda QK Dubravë, me ç` rast kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike brenda qendrës.

“Gjatë bastisjes, në rrethojën e telit të Pavijonit 6 kemi arritur të gjejmë dhe konfiskojmë kontrabandë, telefon mobil, lëndë të dyshuar narkotike në sasi prej 38.4 gram, si dhe një kabull të telefonit mobil. 

Sipas informacioneve të policisë, disa persona janë afruar afër murit dhe kanë arritur që ta hedhin  kontrabandën nga jashtë brenda murit. 

Gjësendet e gjetura janë konfiskuar dhe janë marrë nga Policia si prova materiale”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

“Të burgosurit e dyshuar se kontrabanda dhe substanca e dyshuar narkotike e kapur ka qenë e dedikuar për ta, janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedura disiplinore.

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)