Policia për të dyshuarin e vrasjes në Pejë: Personi konsiderohet i rrezikshem dhe i armatosur

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 12:11
 Policia për të dyshuarin e vrasjes në Pejë: Personi konsiderohet i rrezikshem dhe i armatosur

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• Faton (Shaban) BRAHIMI  i lindur me 11.04.1974 nё fshatin Novosellë- Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:

•             “VRASJE”

Personi konsiderohet të jetë i rrezikshem dhe i armatosur.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–              192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–              039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–              E-mail adresa: [email protected]”.

Raportohet se vrasja ndodhi për çështje pronësore, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit u gjet municion.

(Kosova Sot Online)