Ndodh në Shqipëri: E veshur me fustan të bardhë, nusja në Kavajë përpara dasmës shkon të votojë

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 12:17
 Ndodh në Shqipëri: E veshur me fustan të bardhë, nusja në Kavajë përpara dasmës shkon të votojë

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Kavajë ku një nuse ka shkuar në qendrën e votimit përpara dasmës.

Vajza e re e veshur nuse, ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë ujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë më shumë se pesë orë që ka filluar dhe deri tani janë paraqitur vetëm problematika të vogla.

(Kosova Sot Online)