Makina futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”, përplasje mes disa personave

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 13:05
Makina futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”, përplasje mes disa personave

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skënderbej ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

Siç shihet edhe në pamje, ka qenë një djalë i ri, Klodian Alcani, i cili bëri të mundur neutralizimin e tij.

Shoferi u neutralizua dhe në këtë moment dhjetra qytetarë kanë afruar dhe e kanë goditur. Për fat të mirë ky incident u shmang pa lëndime në qytetarë.

Në sheshin Skënderbej, ndodheshin edhe dhjetra fëmijë që kanë zgjedhur të kalojnë një të dielë të këndshme me prindërit e tyre.

(Kosova Sot Online)