“Mbani mend çfarë do ju bëj”, zbulohet se çfarë ka thënë “agresori” para incidentit në Tiranë

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 14:20
“Mbani mend çfarë do ju bëj”, zbulohet se çfarë ka thënë “agresori” para incidentit në Tiranë

Roja i sigurisë private të Teatrit të Operas dhe Baletit ka qenë personi i parë me uniformë blu që ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin 32-vjeçar Arben Mema i cili ka bërë veprime të pakontrolluara me automjetin e tij në sheshin Skëndërbej.

Ai thotë se makina ka ardhur në shesh nga stacioni i autobusave të Kamzës që qëndrojnë pas pallatit të Operas. Sipas tij në momentin kur e kanë neutralizuar ai i ka kërcënuar.

“Makina në shesh erdhi nga stacioni i autobuzave të Kamzës. Mua mu duke sikur po e ndiqte dikush. Këtu kas ardhur jashtë kontrollit. Kur u fut aty mendova është ndonjë terrorist. Kishte një tatuazh te krahu. M’u duk i pirë, ishte jashtë kontrollit.

Shante, mbani mend çfarë do ju bëj. Më kërkuan prangat ata çuan që e ndaluan por unë nuk kisha pranga. Pritëm derisa erdhi policia. Për 4-5 minuta erdhi policia e Shtetit. Erdhi motori dhe pastaj erdhi furgoni që e ka shoqëruar në rajon. Dukej tamam si terrorist. Mendova do jetë ndonjë i paguar që po shkon drejt çadrës për të lënë ndonjë makinë bombë. Ata çunat bënë një punë të mirë”, deklaron ai.

32-vjeçari Arben Mema, dyshohet se ka qenë në gjendje të droguar pasi me vete i janë gjetur disa doza kanabis.

(Kosova Sot Online)