KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 16:13
KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 15:00 ka shkuar në nivelin e 38.10 %.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe me 43.09% është raportuar në Qarkun e Dibrës, dhe në Qarkun e Tiranës, 43 % ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 40.61 %.

(Kosova Sot Online)