Bill Gates po përpiqet të bllokojë rrezet e diellit

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 21:22
Bill Gates po përpiqet të bllokojë rrezet e diellit

Si një ndër njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates ka dhuruar dhe investuar në projektet të ndryshme në mbarë globin. Mirëpo, kjo e ka vënë shpesh atë në qendër të teorive konspirative.

Së fundmi, përdoruesit e mediave sociale pohojnë se Gates po punon për të bllokuar rrezet e diellit, në mënyrë që të luftojë ngrohjen globale.

Në një postim të bërë më 8 Prill nga përdoruesit thuhej: “Më lejoni ta kuptoj drejt këtë. Bill Gates po punon për të bllokuar rrezet e diellit, në mënyrë që të parandalojmë ngrohjen globale. Nga ana tjetër pritet të shkojmë te energjia diellore. Pra, si funksionon kjo?”

Postimi i referohet një eksperimenti të Harvardit, i cili mbështetet financiarisht nga miliarderi Bill Gates.

‘USA Today’ thekson se pretendimi që Gates po punon për të bllokuar rrezet e diellit për të parandaluar ngrohjen globale është i rremë.

Miliarderi është një nga financuesit e SCoPEx, por ai nuk po merr pjesë në hulumtimin e projektit. Për më tepër, projekti nuk po punon për të bllokuar ose zbehur diellin. Përkundrazi, projekti ka si synim të kuptojë rreziqet e mundshme të gjeoinxhinierisë.


(Kosova Sot Online)