“Virgjiniteti është shpikje e burrave”, reagon hoxha nga Mitrovica: E tepruat

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 08:27
“Virgjiniteti është shpikje e burrave”, reagon hoxha nga Mitrovica: E tepruat

Hoxha nga Mitrovica, Shkelzen Hoxha, ka reaguar pasi disa mbishkrime u vendosën rrugëve të këtij qyteti.

Për të, në aspektin fetar, këto shkrime ishin të mangëta. Andaj, sipas tij, është dashur të shkruhen ndryshe.

Hoxha i ka ndryshuar fjalitë, ndërkohë që u ndal tek një. “Tani e tepruat”, shkruan hoxha.

Statusi i plotë:

Sot në Mitrovicë i kemi parë disa mbishkrime që përçojnë mesazhe për të drejtat e grave.
Thënë të drejtën në përceptimin fetar islam ishin të mangëta, ja si do t’i përmirësoja:
U shkrua:

“Gruaja nuk është rob i burrit”
Do shkruaja:
“Gruaja dhe burri janë rob të Zotit”

U shkrua:
“Gratë e kanë vendin kudo që dëshirojnë ato”
Do shkruaja:
“Gratë kanë vendin ku Zoti është i kënaqur me to”

U shkrua:
“Dhunuesit e grave në burg”
Do shkruaja:
“Dhunuesit e grave në burg dhe në ferr”

U shkrua:
“Trupi im, e drejta ime”
Do shkruaja:
“Morali i mirë reflekton në çdo aspekt”

U shkrua:
“Veshja nuk është provokim”
Do shkruaja:
“Zhveshja është provokim”

U shkrua:
“Virgjiniteti është shpikje e burrave”
Do shkruaja:
“Tani e tepruat!”

(Kosova Sot Online)