PDK-ja refuzon ekipin e Kurtit, frikësohet nga pazaret e pista të Thaçit

PDK-ja refuzon ekipin e Kurtit, frikësohet nga pazaret e pista të Thaçit
PDK-ja refuzon ekipin e Kurtit, frikësohet nga pazaret e pista të Thaçit

Faik Krasniqi

  • 26 April 2021 - 07:39

Shkruan:ANALISTI-Faik Krasniqi

PDK e di fare mirë se çfarë ka bërë ish lideri i tyre. Me saktësisht çfarë gjëra ka nënshkruar në Bruksel. Prandaj edhe i bishtnojnë dialogut. Nuk duan të marrin përgjegjësi, në mënyrë që para popullit të jenë kinse  të pastër. Por populli e di fare mire se kush janë dhe çfarë kanë bërë keta ish-pushtetare e politikane per 20 vite.

Kryeministri Kurti ka një detyre jo të lehtë para vetes, sepse shumë gjëra jo të mira janë nënshkruar në Bruksel nga të tjerët, duke filluar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Çfarë duhet të bëjë në këtë rast kryeministri Kurti? Ta bej një ekip të mirë, të përgatiten maksimalisht për bisedime dhe të shkojnë me kokën lart. Në jemi viktima dhe serbët agresore. Të kërkojmë gjithçka çfarë na detyrohet Serbia, duke filluar e kerkuar kompenzim per te gjitha krimet dhe dëmet e luftës !

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".