Aleksander Vuçiq: Serbia do marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mini Schengeni është e vetmja zgjidhje e mençur

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 10:25
 Aleksander Vuçiq: Serbia do marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mini Schengeni është e vetmja zgjidhje e mençur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Serbia dëshiron t’i përmirësojë raportet me Tiranën dhe të ketë marrëdhënie sa më të mira me qeverinë dhe shtetin shqiptar, raporton Tanjug.

Ai tha gjithashtu se projekti i “mini Schengenit” është e vetmja sjellje e mençur.

“Serbët nuk kanë dëshirë ta dëgjojnë atë, por kjo është e vetmja zgjidhje racionale dhe e zgjuar, gjithçka tjetër do të ishte budallallëk dhe e pakuptimtë”, tha Vuçiq në Bruksel kur u pyet nga gazetarët në lidhje me vazhdimin e iniciativës së “mini Schengenit” pas zgjedhjeve në Shqiperi.

Vuçiq tha se ai do të ishte “afër” për krijimin e një qeverie të re në Tiranë, por që ai nuk donte të deklarohej deri sa të shpalleshin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Partia Socialiste e kryeminnistrit Edi Rama vazhdon të prijë në numërimin e votave nga zgjedhjet e djeshme në Shqipëri. Tashmë janë numëruar votat në 1 mijë e 488 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total. Momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga numërimi i deritashëm rezulton se ka siguruar 204 mijë e 584 vota.

(Kosova Sot Online)