Pas publikimit të fotos, policia arreston të shumëkërkuarin

  • E.K /
  • 26 prill 2021 - 11:41
 Pas publikimit të fotos, policia arreston të shumëkërkuarin

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 23.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: GEZIM (Fazli) AZEMAJ  , i cili kërkohej për veprën penale: “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021,është bërë arrestimi i tij”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)