Për çfarë ndryshimi të Serbisë e pati fjalën Aleksander Vuçiq? Flet presidentja e Komisionit Evropian

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 12:21
 Për çfarë ndryshimi të Serbisë e pati fjalën Aleksander Vuçiq? Flet presidentja e Komisionit Evropian

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, publikoi një listë të temave të ndryshme që u diskutuan.

Ndër temat të cilat i diskutoi me Vuçiqin, ajo përmendi luftën kundër koronavirusit, procesin e pranimit në BE, dialogun dhe mbështetjen në ndërtimin e Hekurudha Serbi-Maqedoni Veriore.

“Jam e kënaqur që u takova me presidentin e Serbisë. Ne biseduam për luftën kundër koronavirusit, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e pranimit ku duhet të shohim ndryshime pozitive në shtetin e së drejtës, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërtimin e hekurudhës Beograd – Maqedoni e Veriut, të cilën ne jemi gati ta mbështesim”, shkroi Layen në Twitter.

Dje, presidenti i Serbisë njoftoi se me von der Layen do të diskutojë për realizimin e “projektit më të madh të infrastrukturës ndonjëherë”, ndërsa shtoi se ky projekt që do të financohet nga Bashkimi Evropian, do ta ndryshojë rrënjësisht Serbinë.

(Kosova Sot Online)