Arben Vitia: Jemi në bisedime me të gjitha kompanitë prodhuese të vaksinave, shumë shpejtë pritet të vie kontigjenti i dytë

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 15:41
 Arben Vitia: Jemi në bisedime me të gjitha kompanitë prodhuese të vaksinave, shumë shpejtë pritet të vie kontigjenti i dytë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë e sigurimin e vaksinave Anti-COVID, ka thënë që po presin që kontingjenti i dytë i vaksinave të vie shumë shpejt.

Vitia është shprehur se janë në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese për të pasur marrëveshje për sigurimin e vaksinave.

Ai ka thënë se janë në rrugë të mbarë për sigurimin e vaksinave për vaksinimin e 60 për qind të popullësisë.

“Po përgatisin planin e resurseve humane për administrimin e vaksinave që do të vinë së shpejti. Presim edhe kontingjentin e dytë të vaksinave. Tani jemi në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese për të pasur marrëveshje optimiste. Për të ruajtur konfidencialitetin nuk mund të jap detaje. Jemi në rrugë të mbarë për imunizimin e 60 për qind të popullsisë”, ka theksuar ai.

Përndryshe, Vitia ka deklaruar se janë angazhuar gjithsej 66 ekipe në 38 qendra të vaksinimit për të administruar vaksinat.

Megjithatë, ai ka thënë se mungesa e stafit shëndetësorë ka qenë sfidë gjatë kësaj kohe.

(Kosova Sot Online)