Aksident në rrugën Besi-Malishevë, lëndohen tre persona

  • A.P /
  • 26 April 2021 - 18:56
Aksident në rrugën Besi-Malishevë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Besi-Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 në rrugën Besi -Millshevë ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

(Kosova Sot Online)