Theret me thikë një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 26 April 2021 - 22:29
Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë sonte rreth orës 23:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë viktima po pranon trajtim mjekësor ndërsa Policia po punon në arrestimin e dy personave të dyshuar.

“Sot rreth orës  21 :30, kemi marrë informatën se  në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht  janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast.”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)