Burri nga Prishtina lajmëron policinë, thotë se i ka ikur gruaja nga shtëpia

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 09:04
Burri nga Prishtina lajmëron policinë, thotë se i ka ikur gruaja nga shtëpia

Një grua është larguar nga shtëpia në lagjen Dardania në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rasti sipas tyre ka ndodhur me datë 25 prill rreth orës 16:00.

Në polici këtë rast e ka lajmëruar burri i të njëjtës.

“Lagjja Dardani, Prishtinë 25.04.2021 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)