Ndërron jetë vajza nga Vushtrria që po trajtohej në Turqi

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 12:01
Ndërron jetë vajza nga Vushtrria që po trajtohej në Turqi

Rinesa Maliqi e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka vdekur të hënën në Turqi, ku edhe po trajtohej

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj, ku ka shkruar se së shpejti do të njoftojë edhe rreth ceremonisë së varrimit.

“Të Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. Njoftojmë miqtë, shokët, kolegët dhe farefisin e familjes Maliqi se sot me datë 26.04.2021, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jete vajza e axhes Rinesa Idriz Maliqi. Për kohën e varrimit do të njoftoheni më vonë për shkak se e ndjera ka qenë duke u trajtuar në Turqi”, ka shkruar familjari i të ndjerës.

Ndryshe, për Rinesën ishim mobilizuar edhe qytetarë për t’i dalë në ndihmë ku edhe ishte siguruar udhëtimi për shërim.

https://www.facebook.com/ferit.maliqi/posts/10228632985233779

(Kosova Sot Online)