Tjetër katastrofë në ujëra, aksidentohet anija me 1 milion fuçi naftë

  • G.G /
  • 27 April 2021 - 13:06
Tjetër katastrofë në ujëra, aksidentohet anija me 1 milion fuçi naftë

Administrata e Sigurisë Detare në Shandong të Kinës tha të martën se anija transportuese “A Symphony”, e cila ishte duke bartur rreth 1 milion fuçi nafte, ka derdhur karburante në Detin e Verdhë.

Anija gjigante për herë të fundit u pa në portin Qingdao, tregojnë të dhënat e faqes për përcjelljen e lundrimeve, Refinitiv Eikon.

Anija për herë të fundit kontaktoi në një qendër ndërkombëtare afër Malacca-s të Malajzisë këtë muaj, tregojnë të dhënat e faqes.

Anija e gjatë 272 metra dhe e gjerë 46 metra i ishte shitur në maj të vitit 2019 kompanisë “Symphony Shipholding SA”.

Kompania që është pronare e anijes gjigante dhe kompanie që është përgjegjëse për menaxhimin teknik të anijes nuk kanë qenë të qasshme për koment.

(Kosova Sot Online)