85-vjeçari ankohet se vaksina Anti Covid ia ka rritur dëshirat seksuale, policia e kap dy herë brenda ditës me prostituta

  • 27 April 2021 - 14:58
 85-vjeçari ankohet se vaksina Anti Covid ia ka rritur dëshirat seksuale, policia e kap dy herë brenda ditës me prostituta

Një 85-vjeçar italian është gjobitur dy herë brenda ditës për shkelje të kufizimeve të koronavirusit për t’u takuar me prostituta, duke u justifikuar në polici se kishte rritje të nxitjes seksuale pas marrjes së vaksinës së COVID-19.

Tabloidi britanik The Sun shkruan se i moshuari çapkën, i cili nuk është emëruar, ishte gjobitur me 1,000 euro për shkeljen e dyfishtë në Eboli, në jug të Italisë.

“E ka fajin vaksina”, raportohet se tha ai në polici, duke shtuar: “Gjoba është e drejtë.”

Zëdhënësi i policisë vendore Sigismondo Lettieri tha për mediat: “Burri u ndalua fillimisht në orët e para të mëngjesit kur u pa që hyri në një automjet ‘rulote’ të parkuar pranë plazhit, që njihet se përdoret nga prostitutat.”

“Atij iu komunikua mbi rregullat e izolimit të COVID, u gjobit me 500 euro dhe u la i lirë, por më pas u ndalua përsëri një orë më vonë në të njëjtën rrugë në një tjetër ‘kamper’ të përdorur nga prostitutat, dhe u gjobit. Kur oficerët kuptuan se ishte gjoba e dytë, ai u justifikua se ishte prej vaksinës së COVID.

Megjithëse përgjigja e tij i bëri oficerët të qeshnin, u gjobit gjithsesi”.

Sipas kufizimeve në Itali, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 10 e darkës deri në 5 të mëngjesit, me përjashtim të atyre që punojnë për biznese ‘esenciale’.

Ministria italiane e shëndetësisë thotë se 17 milionë njerëz janë vaksinuar në Itali.

(Kosova Sot Online)