Murati për dialogun Kosovë-Serbi: Të gjitha variantet çojnë në ndryshim të kufijve

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 21:28
Murati për dialogun Kosovë-Serbi: Të gjitha variantet çojnë në ndryshim të kufijve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar zhvillimet e fundit nga ku një dokument rrodhi në media i njohur si “non-paper”. Sipas Muratit, duke parë zhvillimet aktuale në dialogun Kosovë-Serbi, të gjitha variantet çojnë në ndryshim të kufijve.

Ai ka thënë se mund t’i vonojmë proceset pesë apo dhjetë vjet, megjithatë të gjitha variantet cojnë në ndryshimin e kufijve.

 

“Të gjitha variantet të çojnë të ndryshimi i kufijve. Nëse i refuzojmë të gjitha projektet, e shtyjmë dhjetë vjet apo pesë, duke mos u bërë pjesë e institucioneve ndërkombëtare”, është shprehur Murati.

“E në anën tjetër Asociacioni i Komunave serbe mund të na defunksionalizojë. Të gjitha këto variante pas pesë apo dhjetë vjetëve na çojnë të ndryshimi i kufijve. Mirëpo, atëherë ka gjasa që ne nuk do të marrim asgjë”.

Tutje, Murati tha se aktualisht është moment ideal që edhe shqiptarët e Kosovës Lindore të futën si pjesë e dialogut pasi është situatë identike me serbët në Kosovë.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë që ata (qytetarët e Presheves, Medvegjës dhe Bujanoci) të bëhen pjesë e dialogu dhe çdo gjë që kërkojnë serbët, ne mund të kërkojmë për shqiptarët sepse situata është identike”, shtoi Murati.

(Kosova Sot Online)