Ia mori 9 mijë euro një grua për shërimin e saj, arrestohet ferizajasi

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 10:40
 Ia mori 9 mijë euro një grua për shërimin e saj, arrestohet ferizajasi

Zyra për Informim e Ferizajt ka njoftuar se është arrestuar një burrë, pasi i njëjti kishte mashtruar një grua duke i marrë para në vlerë rreth 9 mijë euro, se i njëjti do përkujdesej për shërimin e saj në spital.

Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40-vjeçare, i cili kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën grua kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9 mijë euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në spital.

I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 Orë.

(Kosova Sot Online)