Fati i nipërve dhe mbesave, dy milionë dollarë për Ferrarin e gjyshit

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 11:04
 Fati i nipërve dhe mbesave, dy milionë dollarë për Ferrarin e gjyshit

Gooding&Company do të nxjerrë së shpejti në ankand një Ferrari 250 Europa GT, që qëndronte i fshehur në një garazh prej 55 vitesh.

Pasardhësit e pronarit të vdekur të kësaj makine do të kenë fatin të marrin një dorë të mirë parash nga “hekurishtja”.

Ky Ferrari nuk ka parë dritën e diellit që nga viti 1966 dhe menjëherë pasi i vdiq pronari, trashëgimtarët, të cilët e dinin se ku qëndronte e fshehur makina, nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë kërkuar ta nxjerrin në ankand.

Sipas ekspertëve, kjo makinë, që është prezantuar në Sallonin e Parisit, në tetor 1954, mund të blihet deri në 2 milionë dollarë. Çmimi mund të shtohet po të merret parasysh se ka vetëm 33 671 km, nuk ka pësuar aksidente dhe numri i shasisë me atë të motorit përkon.

Ferrari prodhoi vetëm 43 njësi të këtij lloji.

(Kosova Sot Online)