U rrahën mes vete, arrestohen babë e djalë në Podujevë

  • G.G /
  • 28 April 2021 - 12:07
U rrahën mes vete, arrestohen babë e djalë në Podujevë

Babë e djalë janë arrestuar dje në Podujevë, pasi janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Të dy kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që kanë marrë, më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Baloc, Podujevë 27.04.2021 – 01:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)