
Një sulmues plagos me thikë 16 fëmijë në një çerdhe

Një burrë i armatosur me thikë plagosi 18 persona, prej tyre 16 fëmijë, në një çerdhe fëmijësh në rajonin jugperëndimor kinez, Guangxi, raportuan mediet shtetërore.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, tha se dy nga fëmijët e plagosur kanë pësuar lëndime serioze.
Sipas kësaj agjencia, policia ka arrestuar një person të dyshuar për këtë sulm që ndodhi në qytetin Beiliu.
(Kosova Sot Online)