Fillon rregullimi i rrugës për në Brezovicë

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 13:52
 Fillon rregullimi i rrugës për në Brezovicë

Pas më shumë se dy vitesh, tanimë ka filluar rregullimi i rrugës drejt vendit turistik, në Brezovicë.

Gjatë ditës së sotme janë parë makineri të mëdha duke punuar në këtë aks rrugor.

Siç duket, tanimë qytetarët e Kosovës të cilët zgjedhin të kalojnë kohën e lirë në ajrin e freskët të Brezovicës, nuk do të hasin në pengesa gjatë rrugëtimit të tyre.

Kujtojmë se ankesa të shumta për mosasfaltimin e rrugës në Brezovicë pati gjatë stinës së dimrit, ku qytetarët pohuan se u është prishur edhe vetura si pasojë e gropave të mëdha.

(Kosova Sot Online)