Kurti: Kosova të lëshojë flet-arrest ndërkombëtar ndaj këtij personi, mban përgjegjësi për vrasjen e Ukshin Hotit

  • G.G /
  • 28 April 2021 - 16:04
Kurti: Kosova të lëshojë flet-arrest ndërkombëtar ndaj këtij personi, mban përgjegjësi për vrasjen e Ukshin Hotit

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka kërkuar që Kosova të lëshojë flet-arrest ndërkombëtar ndaj Sreten Camoviç, i cili sipas tij, mban përgjegjësi për vrasjen e Ukshin Hotit.

Kurti në një postim në Facebook, ka thënë se Camoviç që nga vitet e 80-ta ka shpallur haptas urrejtjen dhe shovenizmin ndaj shqiptarëve.

Ai ka treguar se Camoviç kishte punuar në Gjakovë si mësues.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Republika e Kosovës të lëshojë flet-arrest Ndërkombëtar në kuadër të hetimeve ndaj Sreten Camoviç i cili mban përgjegjësi për vrasjen e Ukshin Hotit si dhe krime të tjera të shumta ndaj popullatës civile shqiptare në Komunën e Gjakovës.

Ky kriminel në vitet e 80-ta punonte në Gjakovë si “Mësues” në shkollën fillore ku iu mësonte nxënësve shqiptarë gjuhën serbe. Që prej atëherë ky kriminel e shpallte haptas urrejtjen dhe shovenizmin ndaj shqiptarëve.

I bëj thirrje organeve përkatëse shtetërore të Republikës së Kosovës të lëshojnë flet-arrest ndaj këtij krimineli edhe pse 21 vite jeni vonuar!

(Kosova Sot Online)